2016-11-13 13:00:00

Bredhi i Krishtlindjes i Vatikanit nisi sot rrugën për Romë


Sot, u pre në komunën e Scurelle-s në Trento të Italisë, një bredh i kuq, i gjatë 25 metra, që nisi kështu rrugën për në Sheshin e Shën Pjetrit, ku do të zbukurohet për festën e Krishtlindjes, përkrah Betlehemit tradicional. Njëkohësisht me prerjen e një druri, fëmijët e shkollës fillore të kësaj komune, mbollën rreth 40 filiza të rinj në një zonë diku afër, ku vjeshtën e kaluar u prenë disa pemë, për shkak se i kishte prekur një parazit. Bredhi i madh i Krishtlindjes u transportua nga pylli në fushë me një helikopter të ushtrisë italiane. Më pas, do të vendoset në TIR-in, që do ta transportojë për në Romë, ku do të arrijë në natën ndërmjet 23 e 24 nëntorit.








All the contents on this site are copyrighted ©.