2016-11-13 14:00:00

141-vjetori i mbërritjes së Zojës së Pompeit


Sot, në 141-vjetorin e mbërritjes së fugurës së Virgjërës së Rruzares, Pompei, në Itali, rinovoi traditën e Zbritjes së Kuadros nga sipër elterit, ku qëndron zakonisht, poshtë, menjëherë pas tryezës eukaristike, ku mund ta nderojnë drejtpërdrejt, të gjithë besimtarët.

Bazilika e Zojës së Pompeit hapi dyert që në orën 5.30 të mëngjesit e në orën 6.00, kremtimi i “Mirëmëngjes Mari” shënoi fillimin e ditës së lutjes e të pendesës së çdo besimtari – udhë e domosdoshme për të puthur fuguren. Këtë Vit Shenjt të Mëshirës, hyrja në Bazilikë u bë përmes Portës Shenjte, që më pas mbyllet përfundimisht. Ndërsa mesha e orës 11.00 u kremtua nga kryeipeshkvi prelat i Pompeit, imzot Tommaso Caputo.








All the contents on this site are copyrighted ©.