2016-11-11 14:28:00

Dom Giovanni Kokona: martirët janë shkollë jete e feje


Dom Giovanni Kokona, meshtar nga dioqeza e Rrëshenit, i cili prej vitesh punon në misionin e shqiptarëve në Toronto të Kanadasë, në fillimin e procesit kanonik Kishtar, në nivelin dioqezan, për lumnimin e martirëve, ishte njëri prej gjykatësve kishtar, emëruar nga Kisha vendore dioqezanë e Shkodrës, për të mbledhur të dhëna, dokumente e dëshmi rreth martirëve kandidatë për lumturim e shenjtërim.

Sipas dom Giovannit Kokona, testamentin shpirtëror që këta të martirë Lumtur na kanë lënë si Kishë shqiptare, është imitimi i Krishtit. Tani, besimtarët katolikë duhet t’i lutjen Zotit përmes ndërmjetësimit të martirëve të Lumtur, e kështu, të përhapin kulti i nderimit të tyre nëpër komunitetet kishtare e në popull. Martirët kanë dëshmuar Krishtin e Gjallë dhe Ungjillin e Jetës, duke e mbajtur të gjallë fenë e popullit në Hyjin, e  me gjakun e tyre të pafajshëm duke e ushqyer jetën e Kishës në popull.

Dëshmia që dhanë martirët në momentet e arrestimeve, të persekutimeve, të burgosjes e martirizimit, ishte një dëshmi e jashtëzakonshme, frymëzuar nga Shpirti Shenjt Zot. Vdekja e martirëve ishte përshkim nëpër vdekje drejt Jetës, në Krishtin e Gjallë. Po më hollësisht ta dëgjojmë bisedën e dom David Xhuxhës me dom Giovannin Kokona...








All the contents on this site are copyrighted ©.