2016-11-10 11:31:00

Video mesazh i Papës për Rrjetin botëror të lutjes


Papa Françesku: Mbështetje për vendet, që i mirëpresin refugjatët! “A mundet një vend t’u bëjë ballë i vetëm vështirësive, krijuar nga emigrimi i detyruar?”. Kjo, pyetja që Papa Françesku na e drejton të gjithëve në videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit nëntor, përhapur përmes  kanalit të internetit (www.apmej.org) të Rrjetit botëror të lutjes së Papës (Apostullimi i Lutjes).

 Françesku flet përsëri për temën e tij të dashur: kujdesin për emigrantët. Kërkon të kapërcehet indiferenca dhe frika ndaj tjetrit, ndaj njeriut që vjen nga larg e duhet mikpritur. Duke folur në gjuhën spanjolle, Françesku fton, pa asnjë mëdyshje, “t’i jepet fund indiferencës dhe frikës, që buron nga pranimi i tjetrit”, edhe sepse “tjetri mund të jetë ti, a unë”.  Prej këndej, ftesa për t’u bashkuar me lutjen e tij: “Që vendet, të cilat strehojnë një numër të madh emigrantësh e refugjatësh, të mbështeten në angazhimin e tyre të solidaritetit”.

Për ta konkretizuar thirrjen e Papës, në ekran parakalojnë fytyra të rinjsh, burrash e grash me kombësi të ndryshme, në të cilat lexohet qartë shqetësimi i madh për të ardhmen. Por jo më pak, edhe fytyra të qeshura mjekësh, gazetarësh, policësh, që të ftojnë për mikpritje. E, për t’u dhënë edhe më shumë forcë fjalëve të thirrjes, në ekran duket vetë Papa, duke përqafuar refugjatët, që takon gjatë shtegtimeve e duke u shtrënguar fort duart, si simbol shprese për të ardhmen e mbarë njerëzimit, në gjirin e të cilit enden këta njerëz, sot në kërkim të strehës, mohuar nga vendi i vet!

Ashtu si videot e tjera, edhe kjo u përgatit nga agjencia La Machi, që merret me prodhimin dhe përhapjen e tyre, në bashkëpunim me Qendrën Televizive të Vatikanit, që e regjistroi. 








All the contents on this site are copyrighted ©.