2016-11-08 14:34:00

Presidenti Shqipërisë Nishani dekoron martirët e Kishës katolike shqiptare.


Nesër presidenti Nishani do të dekorojë 38 martirët që u lumturuan më 5 nëntor nga Kisha me vendimin e Papës Françesku. Keshtu, pas Selisë së Shenjtë, edhe Shteti i Shqipërisë nderon martirët e Kishës katolike shqiptare e te gjithe maritët tjerë të periudhes së diktaturës. Kështu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Bujar Nishani ka njoftuar se më 9 nëntor, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, do të dekorojë 38 martirët që u lumturuan të shtunën e kaluar gjatë Meshës dhe ritit të beatifikimit që u mbajt në Shkodër.

Në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Ceremonia solemne e dekorimeve të martirëve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016 në Pallatin e Brigadave në Tiranë me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Shqipërisë. Mbi domethënien e këtij dekorimi në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Ambasadori dr. Flamur Gashi, këshilltar i Presidentit, ta dëgjojmë....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.