2016-11-04 15:13:00

Zëri i popullit nga Shkodra në pritje të Lumnimit të 38 Martirëve


Në pragun e Lumnimit të 38-të Martirëve, Kisha katolike në Shqipëri është gati për të kremtuar solemnisht, nesër e shtune 5 nëntor 2016, Meshën Shenjte bashkë me ritin e beatifikimit të atyre që flijuan jetën, që derdhën gjakun për Krishtin, për Kishën, për popullin dhe Atdheun. Dëshmia e një zonje shkodrane e të njerëzve tjerë, në pragun e Lumnimit të Martirëve, në mikrofonin e Klaudia Bumçit, nga Shkodra.....

“Na, dy krymça katolikësh të vjetër që kena metë e dimë krejt mirë”. Fjalët e një zonje shkodrane në Gjuhadol, e cila njihet për Betlehemin, që mbush xhamat e dritareve të mëdha të shtëpisë së saj, buzë rrugës, në kohën e Krishtlindjes, ishin të parat, që më bënë të kuptoj se Shkodra nuk është njësoj.

Në prag të lumnimit të martirëve, më 5 nëntor, në rrugë takon njerëz, që e dinë mirë se ç’do të ndodhë të shtunën e kush ishin të 38-tët e masakruar nga komunistët, por edhe të tjerë, që nuk interesohen, nuk ia kanë idenë, ose thjesht, janë tepër të zënë me punë të tjera e nuk pyesin për jetën e qytetit. Martirët, megjithatë, janë mëse të dukshëm në dy kryqet e mëdhenj, njëri prej të cilëve krejt afër Kishës së Madhe, por edhe në parrullat e pankartat, që lajmërojnë për kremtimin e meshës e u kujtojnë kalimtarëve pjesë nga Ungjilli i Krishtit. Flamujt shqiptarë e ata të Vatikanit, bashkë nëpër shtylla e rrugica të Shkodrës, janë falenderim për Papën Françesku, i cili nënshkroi dekretin e lumnimit, më 26 prill 2016, ndërsa në korrik lajmëroi Konferencën Ipeshkvnore për datën e kremtimit. Sa i ndjen populli i Shkodrës ngjarjet e këtyre ditëve? T’i dëgjojmë disa nga banorët e qytetit verior…








All the contents on this site are copyrighted ©.