2016-11-02 14:34:00

Dom Mark Shtjefni: Në pritje të Lumnimin të 38 Martirëve, ngjarjes historike për mbarë shoqërinë shqiptare


Në javën e Lumnimit të 38-të Martirëve, Kisha katolike në Shqipëri vazhdon me përgatitjet për të kremtuar solemnisht, të shtunën më 5 nëntor, Meshën bashkë me ritin e beatifikimit të atyre që përballë vuajtjeve e torturave, pësuar nga regjimi ateist komunist, zgjodhën të flijonin jetën duke shpallur fuqinë e Zotit Dashuri që fal. Gjaku i derdhur i martirëve është heroizmi e dëshmia që lartëson forcën e besimit në Zotin dhe rrëfen pushtetin e së Mirës e të Dashurisë mbi të keqen e urrejtjen.

Martirët nuk iu nënshtruan së keqes, sado e madhe dhe e fuqishme që ishte, e tani përmes Lumnimit, Kisha na i propozon si Yje të Zotit për të ndriçuar jetën individuale e të mbarë Kishës dhe popullit shqiptar. Mbi atmosferën që mbretëron këtyre ditëve dhe përgatitjeve që i paraprijnë ngjarjes historike kishtare e kombëtare, të dëgjojmë dom Mark Shtjefnin në mikrofonin e dom David Xhuxhës, i cili mes tjerash pohon se “lumnimi i Martirëv u përket të gjithëv shqiptarëve, ta dëgjojmë....








All the contents on this site are copyrighted ©.