2016-11-01 12:14:00

Papa: dialogu për të kërkuar bashkimin e plotë të të gjithë të krishterëve


Papa Françesku nënvizoi përsëri vlerën dhe rëndësinë e bashkimit të të gjithë të krishterëve në homelinë e Meshës së sotme kremtuar në stadiumin e Malmo-s, ku përfundon vizita e tij në Suedi për 500 vjetorin e Reformës së Martin Luterit.

“Lumë ata që mbrojnë dhe kujdesën për shtëpinë e përbashkët; lumë ata që heqin dorë nga mirëqenia personale për të mirën e të tjerëve; lumë ata që i lutën Zotit dhe punojnë për bashkimin e plotë të të krishterëve”, pohoi Papa Françesku. “E Nënës sonë Qiellore, Mbretëreshës së të Gjithë Shenjtorëve – tha në përfundim të homelisë – ia besojmë qëllimin e uratëve tona e dialogun për kërkimin e bashkimit të plotë ndërmjet të gjithë të krishterëve, kështu që të jemi të bekuar në përpjekjet tona e t’ia arrijmë shenjtërimin në unitet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.