2016-10-31 00:00:00

Suedia


Kufijtë dhe territori: Suedia shtrihet në pjesën lindore të Gadishullit skandinav, me një formë të zgjatur nga Veriu - në Jug. Kufizohet me Norvegjinë, Finlandën dhe laget nga gjiu i Botnia-s, nga Deti Baltik dhe nga Kattegat në Jug-Perëndim. Brigjet jug-perëndimore kanë një mori fiordesh. Liqenet mbulojnë 1,8% të sipërfaqes. Lumenjtë kryesorë janë Torne, Lule, Ume, të gjithë të lidhur me Detin Baltik. Klima karakterizohet nga temperatura zakonisht të ulta, me ndryshime të mëdha ndërmjet veriut e jugut.

Kryeqyteti: Stockholm

Gjuha: suedeze

Feja: Luteranë (84%); katolikë (1,15%); myslimanë (4%), të tjerë (10%).

Forma e qeverisjes:  Monarki kushtetuese

Njësia monetare: korona suedeze  (1 Sek=0,10 €)

Tregues i zhvillimit njerëzor:  0,898 (vendi i 12-të)

Anëtare: Këshilli i Evropës, Këshilli Verior, EBRD, OCDE, ONU, OSCE, UE e WTO

Shënime të shkurtëra historike

Truall i lidhur me praninë e vikingëve, Suedia shkroi një histori të lavdishme   kombëtare duke nisur nga shekulli XVI, në ndeshje të vazhdueshme me Danimarkën, deisa u bë, rreth shekullit XVII, fuqi hegjemone në Baltik, me një rol të dorës së parë në politikën evropiane. Ndërmjet shekujve XIX e XX, zhvillimi industrial u shoqërua me prirjen për t’u orientuar nga socialdemokracia, gjë që e bëri Suedinë një nga modelet e Welfare State, domethënë, e shtetit social e asistencial. Në politikën e  jashtme, Suedia u shqua për qëndrim asnjanës, gjë që e mbajti larg luftërave të mëdha botërore.  Nga vitet ’30  qeveriset prej dy partive, që e zëvendësojnë njëra-tjetrën: partia socialdemokratike dhe të moderuarit.  Më 14 shtator 2003 Suedia vendosi  me referendum, të mos hyjë në zonën e Euros. Qeveria  e pakicës, kryesuar nga kryeministri Stefan Löfven (SAP) hyri në krizë në dhjetor 2014, për shkak të hedhjes poshtë të ligjit të bilancit nga ana e parlamentit. Marrëveshja historike e dhjetorit, arritur më 29 dhjetor 2014 me opozitën e moderuar të qendrës së djathtë, e shmangu  rrezikun e zgjedhjeve  të parakohshme, duke e konfirmuar përsëri qeverinë në fuqi. Marrëveshja përfshin një pakt prej tetë vjetësh, të vlefshëm deri më 2022, për të siguruar qeverisjen  e për t’i mënjanuar Demokratët suedezë, flamurtarë të politikës kundër emigracionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.