2016-10-25 16:05:00

Papa: do të kremtojë Meshën për shpirtin e të vdekurve më 2 nëntor në varrezat e Prima Porta


Papa Françesku do të kremtojë më 2 nëntor Meshën në varrezat romake në lagjen Prima Porta, në ora 16.00, në përkujtimin e besimtarëve të vdekur. Më 4 nëntor do të kremtojë Meshën për shpirtin e kardinajve e ipeshkvijve të vdekur gjatë vitit, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Kështu njoftoi drejtori i sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke.








All the contents on this site are copyrighted ©.