2016-10-24 15:45:00

Kongo: vritet një meshtar në Lubumbashi. Ipeshkvijtë denoncojnë sulmet


Një meshtar u vra në jug të Republikës Demokratike të Kongos. Është fjala për Joseph Mulimbi Nguli, 52 vjeç, mëkëmbës i famullisë së Shën Martinit, në komunën e Katubës, në Lubumbashi, kryeqendër e provincës  së Katangës së Epërme. Natën ndërmjet 21 e 22 tetorit, disa të panjohur i zunë pritë ndërsa po hynte në shtëpi. Meshtari u godit në bark nga një e shtënë me kallashnikov.

Ipeshkvijtë, të shqetësuar për masakrat në Veri-Kivu dhe sulmeve mbi famullitë e kuvendet

Përmes një mesazhi, botuar në përfundim të takimit të Komitetit të  Konferencës ipeshkvnore, ngarkuar për të ndjekur procesin zgjedhor, ipeshkvijtë kongolezë denoncuan keqësimin e gjendjes së sigurisë në disa zona të vendit. “Jemi shumë të shqetësuar për masakrat që përsëriten në Veri-Kivu, posaçërisht në territorin e Benit, nga vrasjet në Kasain Qendror gjatë ndeshjeve ndërmjet forcave të rendit e milicianëve të kreut tradicional Kamuina-Nsapu, nga konfliktet ndërkombëtare, që po shkaktojnë shumë viktima në provinca të ndryshme, posaçërisht në Katang, nga ngjarjet e trishtuara të 19 e 20 shtatorit në Kinshasa e nga acarimi i banditizmit”. Ipeshkvijtë denoncojnë edhe sulmet kundër famullive dhe disa bashkësive fetare, në veçanti në Kinshasa, në Kananga e në Bukavu.








All the contents on this site are copyrighted ©.