2016-10-24 15:01:00

Kamerun: 200 të vdekur, ndërmjet të cilëve, atë Girola, në aksidentin hekurudhor


Mbi trenin, që doli nga shinat të premten e kaluar në gjysëm të rrugës ndërmjet Yaoundé e Douala, me më se 1.300 udhëtarë, ishte edhe misionari saverian, Atë Carlo Girola, me origjinë nga Oltrona e San Mamette, në provincën e Como-s.  Me që numri i udhëtarëve ishte tepër i madh, u shtuan edhe disa vagona të tjerë, por frenat nuk iu bindën komandës. Më se 200 vetë gjetën vdekjen në këtë aksident, ndërsa me qindra mbetën të plagosur. Trupi i rregulltarit vijon të jetë në spital, prandaj salezianët nuk kanë dhënë ende njoftime për salikimet e sivëllaut, që humbi jetën në mision. 








All the contents on this site are copyrighted ©.