2016-10-23 16:39:00

Dita Misionare. Papa: Kisha të jetë dëshmitare e mëshirës


Kisha e ka për detyrë ta kumtojë dashurinë e Zotit në çdo skaj të tokës: e kujton në mënyrë të veçantë Dita e 90-të Misionare Botërore, që u kremtua këtë të diel. “Kisha misionare, dëshmitare e mëshirës” është titulli i mesazhit të Papës. Me këtë rast të gjitha bashkësitë kishtare u ftuan të luten e të japin ofertën e tyre në ndihmë të Kishave më të reja e më nevojtare si dhe të shumë burrave e grave, angazhuar në veprimtarinë ungjillëzusese. Për frymën, me të cilën u prit kjo Ditë Misionare, në mikrofonin tonë, dom Michele Autuoro, drejtor i Missio, organizëm baritor i Konferencës ipeshkvnore italiane:

Përgjigje: - Me shpirtin e Jubileut. Papa Françesku, edhe në mesazhin për këtë Ditë të 90-të misionare botërore, na kujton pikërisht se Jubileu i jashtëzakonshëm i mëshirës e ndriçon me dritë të veçantë. Na fton, prandaj, ta shikojmë misionin “ad gentes”, si një vepër të pafundme mëshire, sa shpirtërore, aq edhe materiale, e, sidomos, na grish përsëri të dalim, duke vënë në shërbim talentet tona, që Ungjilli i Mëshirës, Ungjilli i gëzimit, të mund të shpallet në çdo skaj të tokës. Besoj se Dita misionare botërore duhet ta ndihmojë Kishën, edhe përmes lutjes, të bëhet e vetëdijshme për identitetin e saj, Papa Françesku na e kujton shpesh se është misioni, që e bën Kishën, e jo Kisha, që bën misionin. Kështu mund të themi se kjo Ditë na kujton detyrën tonë: të shkojmë në të katër anët e Tokës, për t’ia predikuar Ungjillin të gjitha krijesave. E duke hedhur një vështrim mbi gjithë botën, kjo Ditë nuk mund të mos na i kujtojë njerëzit, që e kanë humbur fenë, por edhe ata që jetojnë në vende, ku Krishti nuk njihet akoma. E është detyrë ta çojmë, përmes misionit tonë!








All the contents on this site are copyrighted ©.