2016-10-20 15:35:00

Papa priti presidentin e Burkina Faso: në qendër të takimit pajtimi kombëtar


Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin e Burkina Faso-s, Roch Marc Christian Kaboré. Gjatë bashkëbisedimeve, njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Burkina Faso-s, duke nënvizuar, mes tjerash, “kontributin e rëndësishëm që Kisha ofron në fushën e arsimit e të shëndetësisë”. Më tej, u fol “mbi rëndësinë e pajtimit kombëtar në vend, mbi respektin e bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme fetare, dhe mbi temën e të rinjve e të punësimit”. Së fundi, përfundon deklarata e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “nuk mungoi as shkëmbimi i pikëpamjeve mbi disa tema me interes ndërkombëtar, me një referim të veçantë ndaj sfidave aktuale që interesojnë Rajonin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.