2016-10-20 13:38:00

Papa: murgjve agostinianë, jeta e përbashkët profeci në botën e konflikteve


Papa Françesku, në fjalimin gjatë audiencës me pjesëmarrësit e kapitullit të 55-të të përgjithshëm të rregulltarëve agostinianë rekolletti, u bëri thirrje të “shijojnë freskinë e tërësinë” e “karizmës” së tyre që u “jep mundësinë për t’i tejkaluar vështirësitë që lindin e, pasi të kapërcehen, të mund të tejkalohen edhe sfidat aktuale, duke vështruar drejt së ardhmes”.

Papa Bergoglio i nxiti murgjit ta “mbajnë gjallë ëndrrën origjinale të shën Agostinit, atë që na mëson të “jetojmë si vëllezër, me një zemër të vetme e me një shpirt të vetëm’, atë që – tha Papa Françesku – pasqyron idealin e të krishterëve të parë, dhe është profeci e gjallë e bashkimit dhe unitetit në botën tonë të sotme, që të mos ketë më sa ndarje, as konflikte, as përjashtime, por të mbretërojë harmonia e të promovohet dialogu”.

Në përshëndetjen drejtuar Atit të Shenjtë Bergoglio, eprori i përgjithshëm i agostinianëve, atë Miguel Mirò Mirò kujtoi “historinë shekullore të agostinianëve rekolletti plot me dëshmi në shërbim të Kishës”, të cilët sot janë 1045 murgjër, të shpërndarë në botë, e veprojnë për “rigjallërimin dhe ristrukturimin e urdhrit murgar, për t’iu përgjigjur sa më mirë identitetin tonë karizmatik”, me  “stilin e përzemërsisë, të guximit, të gëzimit e të bashkimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.