2016-10-18 00:00:00

Lateranense: konferencë kushtuar Jezusit, hulumtime e perspektiva teologjike


“Jezusi, hebre i parëndësishëm” është titulli i një vepre monumentale, për të cilën punon meshtari amerikan John P. Meier, pas studimeve në Universitetin Gregorian si dhe në Institutin Papnor Biblik, në Romë. Meshtari impenjohet intensivisht për vijimin e veprës së vet, tashmë me 5 vëllime, nisur që më 2001.

Konferenca e prof Meier në fakultetin e Teologjisë

Pikërisht profesor Meier do të jetë në Sallën e Madhe të Universitetit Lateranens më 19 tetorin e ardhshëm, për konferencën publike, kulm i ditëve të Studimit në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Papnor Lateranens (edicioni i 2016-tës), që do të mbahen më 19 e 20 tetor. Njëherësh me konferencën e atë Meier, do të mbahen edhe dy sesione të ditëve të studimit, të cilat do të hapen nga rektori, imzot Enrico dal Covolo.

Teologë dhe historianë ballafaqohen për figurën e Jezusit

Do të pasojnë referatet e disa pedagogëve, ndërmjet të cilëve, Nicola Ciola, dekan i fakultetit të Teologjisë dhe Kristologjisë në Lateranense, i cili do të hapë edhe sesionin e studimit; profesor Antonio Pitta, që do flasë për analizën e materialit historik lidhur me Jezusin, duke nisur nga Letra e parë e Shën Palit; profesor Giorgio Jossa, historian i krishtërimit pranë Universitetit napoletan Federiku II, i cili do të trajtojë temën: “Dy kthesa në jetën e Jezusit”. Ndërmjet tjerëve, do të flasë edhe një pastor protestant, Daniel Marguerat, që do të prekë temën: “Judaiciteti dhe origjinaliteti i Jezusit të Nazaretit”. Do të ketë edhe disa referate, mbajtur nga historianë e teologë, kushtuar figurës së Jezusit, i njohur si Krishti Shëlbues.








All the contents on this site are copyrighted ©.