2016-10-17 14:41:00

Në Zym të Hasit u mbajtjen “Takimet e Gjeçovit” 2016


Kjo ngjarje kulturore e kombëtare, që mbahet në përkujtimin, njohjen dhe vlerësimin e kolosit të kombit shqiptar, françeskanit Atë Shtjefën Gjeçovit, sivjet përkoi me Vitin Jubilar të Mëshirës së Zotit e Shenjtërimin e Ganxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës. Në “Takimet e Gjeçovit” 2016 morën pjesë qindra veprimtarë, artistë, krijues, politikanë e mysafirë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare. Atë Gjeçovi, martir, dha një dëshmi të jashtëzakonshme meshtarake, dha një kontribut po aq të jashtëzakonshëm në historinë, kulturën e mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar. Po më hollësisht mbi “Takimet e Gjeçovit 2016” nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Zymi i Malësisë së Hasit të Thatë, Komuna e Prizrenit të shtunën e kaluar pati festë të madhe! Në një atmosferë madhështorë  u mbajtjen “Takimet e Gjecovit” 2016, organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve “Shtjefën Gjeçovi”  të Zymit, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës. 

Ky manifestim tradicional sivjet mbushi 45 vjet  dhe  mblodhi qindra  veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafirë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare. E kremtja pati jehone më të madhe ngase përkonte me këtë Vit Jubilar të Mëshirës  Hyjnore dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës.

 “Urata e Nënës” ishte pjesa skenike e përgatitur nga motra Age e Famullisë së Prizrenit, kushtuar “Shën Terezës”, përkatësisht shembullit të saj.  Dromcat e dhimbshme të jetesë dhe humanizmit të shenjtes,  simbolikisht u paraqiten nga fëmijët e të rinjt e kësaj famullie kishtare bashke me aktoren e njohur, Safete Rogova. E gjithë shfaqja shoqërohej bukur  me tinguj burimore nga rapsodi, Shaqir Hoti me instrument  frymore.    

Frrok Kristaj, njëri nga themeluesit e këtyre takimeve, ne hapje beri një përmbledhje të rrugëtimit  të këtij manifestimi. “Para 45 vjetësh kur nisem këtë organizim, nuk kemi pasur njerëz krijues në Has. Ndvrsa tash kemi botimet tona dhe libri është i pranishëm mes nesh.  Në mesin e shumë titujve,  kemi botimin për Anton Pashkun “Stilist i Ligjërimit”, monografinë e vitit te kaluar etj. Prandaj dhe sot është dita e librit dhe ështv dita jone” tha veç tjerash, Kristaj.

Me pas te pranishmit i përshëndeti Ministri i Jashtëm i Qeverise  se Kosovës,  Enver Hoxhaj. Ai tha se vet simbolika e respektimit te veprës , punës dhe misionit te At Gjeçovit flet për atë se, sa rruge te gjete kemi bere neper histori e shekuj qe te arrijmë deri këtu, e  te jemi këta qe jemi sot. “Janë ato tri pyetjet qe neve na kane përcjell ndoshta ne 20 shekujt e fundit kush kemi qene, kush jemi dhe kah po shkojmë. Jetojmë ne nje kohe kur identiteti yne eshte me i rendesishem se sa para shume vitesh” tha Hoxhaj duke shtuar se keto takime i japin nje kuptim me te madh identitetit te Republikes se Kosoves. “Kemi qene dhe gjithmone jemi  evropian, jemi prej popujve me te vjeter te Evropes dhe Ballkanit per nga lashtesia dhe orgjina, se kultura jone eshte evropiane, e ne keto treva eshte shkruar githmone ne gjuhen shqipe e latine paralelisht qe tregon orientimin tone perendimor, kete po e teregojne edhe tete vjet te Kosoves shtet” nenvizoi Hoxhaj, duke vleresuar se Takimet e Gjecovit jane nje rishikim i se kaluares  dhe kompletim i te tashmes e te ardhmes tone.

Ndersa ipeshkevi i Kosoves, Imzot Dode Gjergji, ne pershendetjen e tij,  tha se dua t’ju përgëzoj gjithe juve qe te vazhdoni traditen e te qenit te lire sepse ne kemi dit dhe kemi pasur forcen te jemi te lire ne okupim, jo vetem te jetojme  te lire por edhe te panenshtruar derisa na kane shkelur. “Frati te cilin po e kujtojme tash e 45 vjet ketu ne Zym ka dashte te germoje, ta nxjerr prej dheut, prej tokes, te verteten sepse pa te verteten ne do te jetojme ne mashtrim. Pa te verteten nuk do ti dime rruget se kah te shkojme ne te ardhmen.  Prandaj te perpiqemi qe ti bashkojme te gjitha forcat!  Ashtu sikurse germonte Gjecovi ne dhe per te nxjerr te verteten, edhe ne duhet te germojme ne zemrat e njeri tjetrit dhe te kombit tone  per ta njohur te verteten, per ti ruajtur ato vlera qe populli yne natyrshem i ka ne vetevete, si nderin, besen , gezimin, shpresen dhe dashurine per te ardhmen. Amen! Porositi Imzot Dode Gjergji.

Ne vazhdim, pasi mbaroi ora letrare ku krijuesit u paraqiten me vargjet e tyre, u be edhe ndarja e kater cmimeve te zakonshme:  Pena e Pjetër Bogdanit iu nda botuesit Avdullah Zenelit, Unaza e Katerina Josipit iu dha gazetares Arbana Xharra, me Penen e Anton Pashkut u nderua letrari, Agron Tufa nga Tirana. Njdersa nje cmim per veprimtari, "Plaketa e Shtjefën Gjeçovit", iu nda zymjanit Pal Gecajt i cili vullnetarisht e ka rregulluar rrugen deri tash te pakalueshme prej Zymit e deri tek vendi ku nga dora gjakatare  eshte vrare i shtrenjti i kombit, At Shtjefen Gjecovi!.

Manifstimi u permbyll me nje program te bukur nga Shoqeria Kulturore Artistike “Katarina Josipi” e Zymit. 

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.