2016-10-16 18:13:00

Françesku: të luftojmë kundër varfërisë, që vret e të lutemi për paqen


Gjatë lutjes mariane, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ia besoi Virgjërës Mari të gjitha ndjetet tona, posaçërisht lutjen ngulmuese e të përgjëruar për paqen. Kujtoi edhe se nesër do të kremtohet Dita botërore kundër varfërisë.

Të bashkojmë forcat tona, morale dhe ekonomike për të luftuar së bashku kundër varfërisë, që zvetënon, fyen e vret shumë vëllezër e motra, duke vënë në jetë politika  serioze për familjet dhe punën.

Pikërisht në Ditën e shpallur nga OKB-ja, vërehet se janë të panumërta  projektet e bashkësisë ndërkombëtare për të luftuar me sukses kundër fenomenit, e megjithatë varfëria - siç nënvizoi Papa - është gjithnjë e pranishme në zona të ndryshme të botës, madje në disa drejtime po shtrihet edhe në vendet deri tani të paprekura nga kjo mënxyrë. Janë 9 milion, sot, njerëzit që jetojnë në varfëri absolute e, në 2016-tën, sipas Oxfam, pasuria e grumbulluar në duart e 1% të popullsisë botërore, e ka kaluar atë që u mbetet 99% të njerëzve. Prej këndej, vijimi i krizës ekonomike dhe thellimi i mjerimit në botë.

E edhe thirrja e Papës për të luftuar së bashku kundër varfërisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.