2016-10-14 18:10:00

Ngushëlimet e Papës për vdekjen e Mbretit të Tailandës, Bhumibol


Papa shprehu ngushëllimet për vdekjen e Mbretit të Tailandës, Bhumibol Adulyadej, që ndërroi jetë dje, në moshën 88 vjeçare. Në mesazhin drejtuar kryeministrit të Tailandes, Françesku kujton dhimbjen e tij për këtë humbje, duke i shprehur afërsinë  anëtarëve të familjes mbretërore dhe gjithë popullit tailandez. Kujton, gjithashtu, se lutet edhe që, si haraç për trashëgimin e urtisë, forcës dhe besnikërisë së mbretrit të vdekur, të gjithë tailandezët të mund të punojnë së bashku, për të ecur në rrugën e paqes.

Në Tailandë, mijëra njerëz po marrin pjesë në ritet mortore të sovranit, që përfaqësonte një element të rëndësishëm uniteti e stabiliteti, përballë situatës politike shpesh herë të trazuar. Kujtojmë se i ndjeri e qeverisi vendin që nga përfundimi i Luftës II Botërore,  duke i prirë edhe në çastet më të vështira, si në periudhën e Luftës së Ftohtë, Luftës së Nxehtë, konfliktit me Vietnamin, ekspansionit të viteve ’80 e, së fundi, krizës financiare aziatike të ’97-’98-tës, që pastaj shënoi zanafillën e  çastit aktual kritik në Tailandë. Ishte i fundmi sovran gati absolut, në kuptimin se gjithë sovranët pothuajse absolutë në pjesën tjetër të botës, kanë funksione e pushtet ceremonial, ndërsa ai pati gjithnjë rol aktiv e të drejtpërdrejtë në politikën tailandeze. 








All the contents on this site are copyrighted ©.