2016-10-14 12:07:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Ta njohim Ungjillin e Lukës me dom Marjan Palokën n. 29


Në rubrikën radiofonike ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’, me dom Marjan Palokën  (n. 29 i bisedës) vazhdojmë të njihemi nga afër me Ungjillin e Lukës. Kësaj radhe me dom Marjan Palokën vijojmë me kreun 9,18-27 të Ungjillit të Lukës, ku flitet për dëshmimin e Pjetrit mbi identitetin e Jezusin dhe paralajmërimin e vdekjes e të ngjalljes së vet, që Mësuesi Hyjnor u bënë dishepujve.

Në rreshtat e kreut 9.18-20 fjalët e Pjetrit, i cili përgjigj në emër të nxënësve, kanë një rëndësi të madhe për jetën e Jezusit. Ndërsa turmat largohen prej të vërtetës të jetës së tij, thonë: “Dikush Gjon Pagëzuesi, dikush Elia...” Pjetri për herën e parë dëshmon: “Mesia u Hyjit!” Tash Krishti ia kushton mësimin e vet edukimit të nxënësve dhe bën çmosin t’ua pastrojë besimin.

Në rreshtin 9.23 “Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë”. Këto dy fjalë që Luka i thekson këtu : “Kryqin e vet” dhe “çdo ditë” – do të thotë se i krishteri duhet vazhdimisht të bëjë vetëmohimin siç bëri Mësuesi Hyjnor kur mbarti kryqin. Në rreshtin 9.27 flitet për  Mbretërinë e Hyjit, të themeluar prej Jezusit e në Jezusin, e cila duket e vogël dhe e parëndësihme në sy të njerëzve tani për tanoi, por ajo do të shihet sa e madhërueshme është mbas rrënimit të Jerusalemit të cilin do ta përjetojë, por e përtëritur, dhe të përhapet menjëherë në mbarë botën e njohur atëherë. Shpejt do ta pranojnë Mbretërinë e Hyjit me misterin e Pashkëve.

Po më tepër ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Paloka mbi këtë pjesë të kreut të 9,18-27 të Ungjillit sipas Lukës.....








All the contents on this site are copyrighted ©.