2016-10-13 13:49:00

Papa: parathënia e vëllimit kushtuar Patrikut ekumenik të Kostandinopojës


“Kisha e Romës dhe ajo e Kostandinopojës lidhen me një lidhje të fortë e të lashtë, që nuk mundën ta këpusin as heshtja e as keqkuptimet.”. Kështu shkruan Papa Françesku në parathënien e librit “Bartholomew Apostle and Visionary", homazh për Patrikun ekumenik, që sapo doli në SHBA, me rastin e 25-vjetorit të zgjedhjes së Bartolomeut, “mikut e vëllait tim” – thekson Papa - në seli të Kostandinopojës.

Kjo lidhje - vijon Françesku në tekstin, botuar paraprakisht prej L’Osservatore Romano-s, u bë shembullore nga marrëdhëniet ndërmjet atyre që, sipas traditës, themeluan Kishat tona përkatëse, domethënë nga Apostujt e shenjtë Pjetri e Andreu, vëllezër me korp, por sidomos, dishepuj të Zotit Jezus, që besuan së bashku në Të, e shoqëruan e, së fundi, e ndoqën deri në kryq, me të vetmen e të njëjtën shpresë, për t’i shërbyer  ardhjes së Mbretërisë së Tij. Pararendësit tanë, Atenagora i ndritur dhe i Lumi Pali VI, na lanë detyrën e shenjtë ta përshkojmë në drejtim të kundërt udhën, që i çoi drejt ndarjes Kishat tona, duke i  pastruar  burimet e largimit tonë reciprok e duke ecur drejt rivendosjes së bashkimit në fe e në dashuri, të vetëdijshëm për ndryshimet tona, ashtu siç ishte në mijëvjeçarin e parë.








All the contents on this site are copyrighted ©.