2016-10-12 16:13:00

Papa: Shën Tereza e Kalkutës përkulej mbi këdo që takonte në udhë


Duke folur për veprat e mëshirës, parë si armë e fuqishme e revolucionit, që mund t’ia ndryshojë faqen botës, Papa e paraqiti përsëri Shën Terezën e Kalkutës si shembull për t’u ndjekur. Shumë shenjtorë - kujtoi Françesku gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme - nuk kujtohen për veprat  e mëdha, që realizuan, por për dashurinë e krishterë, që transmetuan. Kështu edhe Shën Tereza e Kalkutës:

“Nuk  e kujtojmë për shtëpitë e shumta, hapur në botë, por sepse përkulej mbi çdo njeri, që takonte në mes të rrugës, për t’ia rikthyer dinjitetin. Sa e sa fëmijë të braktisur i shtrëngoi fort në krahët e saj; sa e sa njerëz në prag të vdekjes, i mori për dore, për t’i shoqëruar deri në prag të përjetësisë”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.