2016-10-09 17:33:00

Kardinali shqiptar dom Ernest Troshani falënderon Papën e bekon mbarë popullin shqiptar


Kardinali ri shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit, menjëherë pas shpalljes kardinal nga Papa Françesku, rrëfen befasinë për emërimin e tij të papritur si Kardinal, emocionet, mirënjohjen ndaj Papës dhe me tërë përvujtërinë e tij thotë se “ashtë një nderim tepër i madh për mue”, “jam shërbëtor i padenjë i Kishës, po gjithçka e gjithmonë për lavd e nderim të Krishtit, të Kishës e të popullit shqiptar”.

Kështu, nga emërimi i papritur për Kardinal, mirënjohja ndaj Papës për këtë nderim e vlerësim, te lumnimi i martirëve të Kishës shqiptare, vlera e bashkëjetesës vëllazërore ndërmjet feve te shqiptarët, figura e Shën Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiu dhe bekimi që Kardinali ri shqiptar, hirësia Tij Ernest Simoni Troshani i drejton popullit shqiptar. Këto e shumë tjera në fjalët që kardinali i ri shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, menjëherë pas shpalljes nga Papa, i dha në mikrofonin e dom David Xhuxhës.....








All the contents on this site are copyrighted ©.