2016-10-09 17:21:00

Ja emrat e Kardinajve të ri të shpallur nga Papa Françesku


Papa Françesku ka shpallur sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, krijimin e 13 kardinajve të ri me të drejtën e zgjedhjes dhe 4 jo me të drejtën e zgjedhjes, ndër këta është edhe kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, nga kryedioqeza e Shkodër-Pultit .

Pra, njoftimin e dha personalisht Papa Bergoglio, duke njoftuar besimtarët e mbarë botës se “Të dielën më 20 nëntor, në Solemnitetin e Krishtit Mbret, me rastin e përfundimit të Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm të Mëshirës së Zotit, do të bashkëkremtojë Meshën Shenjte me Kardinajt e ri, me Kolegjin Kardinalor, me Kryeipeshkvijtë, me Ipeshkvijtë e me Priftërinjtë.

Ja emrat e Kardinajve të ri:

1- Mons. Mario Zenari, i cili mbetët Nunc Apostolik në Sirinë e martirizuar (Itali)

2- Mons. Dieudonné Nzapalainga, C.S.Sp., kryeipeshkëv i Bangui-t (Republika e Afrikës Qendrore)

3- Mons. Carlos Osoro Sierra, Kryeipeshkëv i Madridit (Spanjë)

4- Mons. Sérgio da Rocha, Kryeipeshkëv i Brazilisë (Brazil)

5- Mons. Blase J. Cupich, kryeipeshkëv Çikago-s (U.S.A.)

6- Mons. Patrick D’Rozario, C.S.C., kryeipeshkëv i  Dhaka-s (Bangladesh)

7- Mons. Baltazar Enrique Porras Cardozo, kryeipeshkëv i Mérida-s (Venezuelë)

8- Mons. Jozef De Kesel, kryeipeshkëv i Malines-Bruxelles (Belgjikë)

9- Mons. Maurice Piat, kryeipeshkëv i Port Louis (Ishulli Mauricio)

10- Mons. Kevin Joseph Farrell, Prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen e Jetën (SHBA.)

11- Mons. Carlos Aguiar Retes, kryeipeshkëv i Tlalnepantla (Meksikë)

12- Mons. John Ribat, M.S.C., kryeipeshkëv i Port Moresby (Papua Guinea Re)

13- Mons. Joseph William Tobin, C.SS.R., kryeipeshkëv i Indianapolis (SHBA)

Anëtarëve të Kolegjit Kardinalor do t’ia bashkojë edhe dy Kryeipeshkvij e një Ipeshkëv që janë dalluar me shërbimin e tyre baritor dhe një Meshtar që ka dhënë dëshmi të qartë të krishterë. Ata përfaqësojnë shumë Ipeshkvij e meshtarë të cilët në mbarë Kishën e rrisin Popullin e Zotit, duke kumtuar dashurinë e mëshirshme të Zotit gjatë kujdesit të përditshëm ndaj grigjës së Hyjit e me rrëfimin e fesë:    

Ata janë:

1- Mons. Anthony Soter Fernandez, Kryeipeshkëv nderi i Kuala Lumpur (Malajzia)

2- Mons. Renato Corti, Kryeipeshkëv nderi i Novara-s (Itali)

3- Mons. Sebastian Koto Khoarai, O.M.I, ipeshkëv nderi i Mohale’s Hoek (Lesotho)

4- I nderuari Ernest Simoni, Prift i Kryedioqezës së Shkodër-Pultit (Shqipëri).

Të lutemi për Kardinajtë e ri, që, duke ripohuar aderimin e tyre ndaj Krishtit, Mesharit të Madh të mëshirshëm dhe besnik (khr Hb 2,17), të më ndihmojnë në shërimin tim si Ipeshkëv e Romës dhe në dëshminë e unitetit të dukshëm të fesë e të bashkimit kishtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.