2016-10-07 14:55:00

Vatikan: misioni i kardinalit Sandri në Liban


Kongregata e Selisë së Shenjtë për Kishat Lindore bënë të ditur se Prefekti saj, kard. Leonardo Sandri, do të shkojë në Liban për të kryesuar shugurimin ipeshkëvnor të vikarit të ri apostolik të Bejrutit, imzot Cesar Essayan, në Katedralen e shën Luigjit në Bejrut.  Kardinali Sandri, njofton Kongregata, do të marrë pjesë edhe në përurimin e muzeut të ri kombëtar, në praninë e ministrit të Jashtëm të Italisë, Paolo Gentiloni.

Në program të kësaj vizite, janë edhe disa takime që kardinali Sandri do të ketë: me Patriarkun Maronit, kardinalin Rai dhe me Sinodin e Ipeshkvijve të Kishës Siro-Katolike, i cili këtyre ditëve përfundon edhe sesionin e punës, nën kryesimin e Patriarkut Younan. Të dielën, kardinali Sandri do të vizitojë disa kampe të Urdhrit të Maltës, e do të kryesojë ritin e përkushtimit të Kishës që u është besuar atyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.