2016-10-07 10:57:00

Shenjtorët e javës 9 -16 tetor


E diel 9 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 28-të gjatë vitit liturgjik, e gjithnjë më 9 tetor, kalendari përkujton shën Dionisin me shokët e tij martirë, shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Rregulltarëve të Nënës së Zotit e  shën Abrahamin, patriark.
Ungjilli i kësaj së diele, nga Luka (17,11-19), na rrëfen shërimin e dhjetë të sëmurëve nga gërbula bërë nga Jezusi. Një i vetëm, edhe ai i huaj, një Samaritanas, u kthye për të falënderuar bamirësin e vet, Jezusin. Ai, samaritani i huaj, bëhet për ne shembull feje e dashurie.
Të hënën më 10 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Paulinin, ipeshkëv i Jorkut, shën Danielin Komboni, Samuelin e shokët, martirë të parë françeskanë, e shën Çernobin.
Të martën më 11 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin XXIII, papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.
Të mërkurën më 12 tetor, festohen Zoja e Bekuar, Nënë e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro, lajk kapuçin e shën Edisti, martir.
Të enjten më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin.
Të premten më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin, papë e martir.
Të shtunën më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Terezën e Avilës, virgjër e Doktore e Kishës dhe shën Teklën.
Të dielën e ardhshme më 16 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 16 tetor kalendari përkujton edhe shën Margaritën Maria Alakokë, virgjër.








All the contents on this site are copyrighted ©.