2016-10-04 16:49:00

Në San Pellegrino di Norcia, etapa e fundit e vizitës së Papës në zonat e tërmetit


Etapa e fundit e vizitës së sotme të Papës Françesku në zonat e tërmetit qe San Pellegrino e Norcia-s, në Umbria, ku u shoqërua nga kryeipeshkvi i Spoleto-Norcia-s, imzot Renato Boccardo.

“Papa – shpjegon në një notë Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u lut në zonën e kuqe para kishës së Shën Pelegrinit, jashtëzakonisht të dëmtuar. Pastaj, përshëndeti njerëzit, që e prisnin jashtë dhe, duke përdorur mikrofonin e policisë, u tha të pranishmëve këto fjalë:

‘Ju përshëndes të gjithëve. Kam qenë me shpirt pranë jush dhe e ndjej veten shumë të afërt në këtë çast trishtimi e lutem për ju. I kërkoj Zotit t’ju japë forcën të ecni përpara. E tani, ju ftoj të themi së bashku Falemi Mri-në’”.

Në orën 15.30, Ati i Shenjtë u nis për në Romë, edhe kësaj radhe, jo pa një ngjarje të vogël, jashtë programit. Gjatë rrugës, Papa pa disa murgesha benedektine të kuvendit të Shna’Ndout, që po ngjiteshin në këmbë për të shkuar në San Pellegrino di Norcia. Donin të takonin Françeskun, por ishin vonë. Ia bënë Papës me dorë dhe makina u ndal. Ati i Shenjtë uli xhamin, i përshëndeti e shkëmbeu dy fjalë me to. Lutuni për mua, u tha së fundi murgeshave. Pas tërmetit të 24 gushtit, ato flenë në lavanderinë e kuvendit, pasi pjesa tjetër është dëmtuar rëndë.








All the contents on this site are copyrighted ©.