2016-10-03 13:33:00

Festat hebraike. Papa: t’i përforcojmë lidhjet miqësore


Papa Françesku uron komunitetin hebraik të Romës e të mbarë botës, me rastin e festës së Sukkot Rosh ha-Shanah 5777, festës së vitit të ri hebraik, festës së Yom Kippur, ditës së shlyerjes së fajit, dhe të festës së Sukkot, që njihet si Festa e Tëbanave.

Në një mesazh – dërguar më 1 tetorin e kaluar Krye Rabinit të Romës, Riccardo Di Segni – Papa Françesku uron që festat e afërta të sjellin “bekime të begatshme” prej Zotit. I Tejetlarti na dhuroftë “dëshirën e pareshtur” për të promovuar paqen e “përforcuar lidhjet e përzemërta të miqësisë ndërmjet nesh”, shkruan Papa duke uruar dhuratën e shpresës e të qetësisë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.