2016-10-02 11:54:00

Papa: gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Baku kujtoi të krishterët e persekutuar nga Bashkimi Sovjetik


Në përfundim të meshës në Kishën e Zojës së Papërlyer në Baku, Papa Françesku tha lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke përmendur edhe shën Gjon Palin II:

“Këtu feja, pas viteve të persekutimit, ka bërë mrekulli. Dua të kujtoj sa e sa të krishterë të guximshëm, që patën besim në Zotin e i qëndruan besnikë në fatkeqësi. Ashtu siç pati bërë shën Gjon Pali II, ju të gjithëve ju drejtoj fjalët e Shën Pjetrit Apostull: ‘nder për ju që besoni!’”.

Së fundi ua besoi të krishterët e Azerbajxhanit Zojës, Nënës së Krishtit, jo pa shtuar disa fjalë pa letër, pas Engjëllit të Tënzot:

“Ndokush mund të mendojë se Papa humbet shumë kohë: bën kaq shumë kilometra për të vizituar një bashkësi të vogël prej 700 vetësh, në një vend me 9 milion banorë… Madje është edhe bashkësi jo uniforme, sepse ju flisni gjuhën azere, italiane, angleze, spanjolle, shumë gjuhë… Është bashkësi periferie. Por Papa imiton Shpirtin Shenjt: edhe Ai zbriti nga qielli në një bashkësi të vogël periferie, mbyllur në Çenakull. E ajo bashkësi, e frikësuar, ndjehej e varfër dhe e persekutuar, ndoshta, e lënë mënjanë: [Shpirti Shenjt] i jep guxim, forcë, lirinë e plotë për të ecur përpara e për të kumtuar emrin e Jezusit. E portat e asaj bashkësie të Jeruzalemit, që ishin mbyllur nga frika, ose nga turpi, u hapën e prej andej doli forca e Shpirtit. Papa ‘humb kohë’ ashtu si e pati humbur Shpirti Shenjt atëherë. Vetëm dy gjëra janë të nevojshme: në atë bashkësi ishte Nëna. Të mos e harrojmë Nënën! Në atë bashkësi kishte bamirësi, kishte dashuri vëllazërore dikuar mbi ta nga Shpirti Shenjt. Guxim! Përpara! Pa frikë, përpara!”








All the contents on this site are copyrighted ©.