2016-10-01 14:32:00

Papa Françesku në takim me klerin në Gjeorgji: të lirohemi nga mondaniteti e kundërshtitë


Sot në ditën e dytë të shtegtimit apostolik në Gjeorgji, pas dreke, në ora 15.30  në Kishën e Zojës së Madhe, në kryeqytetin gjeorgjian, Papa Françesku u takua me meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, seminaristët e katekistët gjeorgjian.

“Jemi një Kishë e vogël e cila çdo ditë e përjeton përmasën e pakicës”, tha administratori apostolik i Kaukazit, imzot Giuseppe Pasotto, duke përshëndetur Papën Françesku në Kishën e Zojës së Madhe, në Tbilisi. “Të jetosh si pakicë – vijoi ipeshkvi – do të thotë të jetosh në ngushticë e vështirësi të ndryshme, por edhe të gjesh mundësi e raste të volitshme për të dëshmuar se jemi dishepujt të Krishtit, i cili na fton të marrin çdo ditë kryqin e të ecim pas Tij”.

Ati i Shenjtë Bergoglio, në takim me klerin, duke folur pa tekst, u ndal te vlera e Sakramentit të Martesës dhe të respekti ndërmjet Kishës katolike e Kishës ortodokse. “Nuk duhet të bëjmë prozelitizëm me ortodoksit. Ata janë vëllezërit tanë. Kurrë të mos zihemi, t’ua lëmë teologjëve studimin e gjërave abstrakte të teologjisë...” Papa trajtoi temën e marrëdhënieve të ndërlikuara ndërmjet katolikëve e ortodoksëve në Gjeorgji e, duke takuar klerin e katekistët, porosit: “Cka duhet të bëj unë me një mik, me një të afërm, me një person ortodoks? Të jesh i hapur, të jesh mik. Po a duhet ta konvertoj me forcë? Ekziston një mëkat i madh kundër ekumenizmit: prozelitizmi: kurrë të mos bëhet prozelitizëm me ortodoks! Janë vëllezërit tanë. Në saje të situatave historike të ndërlikuara jemi bërë të tillë, por si ata e po kështu edhe ne besojmë në Atin, në Birin e në Shpirtin Shenjt, në Nënën e Shenjtë të Hyjit, e çka duhet të bëjë? Të mos dënoj. Miqësia, ecja së bashku, lutja për njëri-tjetrin, e të bëjmë vepra bamirësie, së bashku kur është e mundshme. Ky është ekumenizmi. Mirëpo kurrë të mos e dënojmë vëllain apo motrën, kurrë mos të lëmë pa i përshëndetur pse janë ortodoksë”.

 E duke iu referuar vlerës së shenjtë e pazëvendësueshme të martesës në shoqëri dhe në Kishë, Papa shtoi “Sot ekziston një luftë botërore për të shkatërruar martesën: nuk shkatërrohet me armë, por shkatërrohet me ide, kemi një kolonializëm ideologjik që e shkatërron martesën”. Kështu tha Papa duke u përgjigjur në pyetjet e një gruaje që citoi “teorinë gender”.








All the contents on this site are copyrighted ©.