2016-09-30 18:06:00

Programi i shtegtimit të Papës në Gjeorgji e Azerbajxhan


Ja programi i shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Gjeorgji e Azerbajxhan, nga 30 shtatori, deri më 2 tetor 2016. Papa  mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit në orët e para të pasdites. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në ora 15.00, vijoi vizita e mirësjelljes Presidentit të Republikës. Pastaj, në oborrin e Pallatit Presidencial, Papa u takua me autoritetet, shoqërinë civile dhe me Trupin Diplomatik, të cilëve u drejtoi një përshëndetje.

Pranë  Pallatit të Patriarkatit, pastaj, u mbajt takimi me Shenjtërinë e Tij Ilia II, Catholicos dhe Patriarkun e gjithë Gjeorgjisë; ndërsa takimi tjetër i rëndësishëm, ishte ai me bashkësinë asiro-kaldease, në Kishën e Shën Simonit lëkur ngjyrues.

Të shtunën, më 1 tetor, Papa do të kryesojë Meshën në Stadiumin Mikheil Meskhi; pastaj, takimi me priftërinjtë, rregulltarët e rregulltaret, në Kishën e Zojës të Ngjitur në Qiell. Prekëse do të jetë vizita me të asistuarit dhe punonjësit e veprave të bamirësisë së Kishës, para Qendrës së asistencës së Kamilianëve. Pastaj, vizita në Katedralen patriarkale  Svietyskhoveli di Mskheta.

Të diel, 2 tetor, pas ceremonisë së përshëndetjes në aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit, Papa do të niset për në Baku të Azerbajxhanit. Ceremonia e mirëseardhjes parashikohet sapo të arrijë në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev”. Pastaj, Mesha në Kishën e Zojës së Papërlyer, në Qendrën Saleziane të Bakusë dhe dreka me bashkësinë saleziane e grupin që shoqëron Papën.

Ceremonia protokollare e mirëseardhjes do të mbahet në Sheshin  e Pallatit Presidencial të Genclik. Pastaj, vizita e mirësjelljes presidentit dhe takimi me autoritetet, në Qendrën “Heydar Aliyev”. Në Xhaminë me të njëjtin emër, Papa do të bisedojë privatisht me shehun e myslimanëve të Kaukazit. Pastaj edhe takimi me Peshkopin ortodoks të Bakusë dhe me kryetarin e  Bashkësisë hebraike dhe, së fundi, ceremonia e lamtumirës, në  aeroportin i Bakusë dhe nisja drejt Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.