2016-09-30 17:40:00

Papa në Gjeorgji: Patriarku Ilija II, ditë historike, Kishat tona janë më afër


“Kjo që jemi duke jetuar është  historike. Jam i bindur se me vizitën tuaj do të përforcohen marrëdhëniet ndërmjet Kishave tona. Sot ne kemi dhënë fjalën se do të lutemi njëri për tjetrin”. Kështu tha patriarku i Gjeorgjisë, Ilija II duke iu drejtuar Papës Françesku në mbarim të takimit të tyre në Patriarkanë, në Tbilisi.

“Faleminderit shenjtëri – u përgjigj Papa Françesku – për mikpritjen dhe për fjalët tuaja. Faleminderit për mirësinë tuaj, e edhe për këtë impenjim në lutje për njëri-tjetrin, pasi shkëmbyem puthjen dhe përqafimin vëllazëror të paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.