2016-09-28 11:58:00

Papa: autorët e bombardimeve në Haleb do t’i japin llogari Zotit


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku bëri një thirrje të re për Sirinë, në veçanti për Halebin. Ja fjalët e tij:

“Mendimi më shkon edhe një herë në Sirinë e dashur e të martirizuar. Vazhdojnë të më vijnë lajme dramatike mbi fatin e popullsisë së Halebit, me të cilën bashkohem në vuajtje, përmes lutjes dhe afërsisë shpirtërore. Duke shprehur dhimbje të thellë e shqetësim të madh për ç’po ndodh në këtë qytet të martirizuar, ku vdesin fëmijë, të moshuar, të sëmurë, të rinj, të gjithë… bëj sërish thirrje të impenjohemi me të gjitha forcat për mbrojtjen e civilëve, si detyrë e domosdoshme dhe urgjente. E i bëj thirrje edhe ndërgjegjes së përgjegjësve për bombardimet, që do të japin llogari para Zotit!”








All the contents on this site are copyrighted ©.