2016-09-26 12:08:00

Papa: bota ka nevojë për shenja konkrete të solidaritetit


Në një tweet të ri Papa Françesku shkruan: “ Bota ka nevojë për shenja konkrete të solidaritetit, posaçërisht para tundimit të indiferencës”.

Solidariteti si përgjigje ndaj krizës, ishte edhe ndjeti i lutjes së Papës për muajin e kaluar shtator, përpahur përmes një videomesazhi.  “Të lutemi që secili të kontribuojë për të mirën e përbashkët dhe për ndërtimin e një shoqërie, e cila vendos në qendër njeriun”. Ky pra qe ndjeti i lutjes së Papës Françesku për muajin e shtatorit, paraqitur në një videomesazh e, publikuar në internet, në mënyrë që ta shohin e ta zbatojnë sa më shumë njerëz. Videomesazhi u përhap në gjuhën spanjolle, por përkthehet me titra në 8 gjuhë të tjera, ndër të cilat ajo arabe e ajo kineze.

Siç ka bërë edhe herë të tjera, Ati i Shenjtë Bergoglio e vë njeriun në qendër të jetës e të veprimtarive tokësore, por nuk harron të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve aktuale, të cilat e trondisin pikërisht njeriun, në thelbin më intim të tij: “Njerëzimi po kalon një krizë, që nuk është vetëm ekonomike e financiare… është edhe ekologjike, edukative, morale, njerëzore”.

 Në këtë gjendje, kur qëndrueshmëria e vlerave njerëzore është tronditur dhe njeriut bashkëkohor i mungojnë pikat e referimit, Papa fton ta shfrytëzojmë krizën si mundësi të re: “Kur flasim për krizë, flasim për rreziqe, por edhe për mundësi… E cila është mundësia? Ajo e të qenit solidarë”.

Që këndej kërkesa për ndihmë drejtuar Zotit, lutja: “…që secili të kontribuojë për të mirën e përbashkët dhe për ndërtimin e një shoqërie, e cila vendos në qendër njeriun”.








All the contents on this site are copyrighted ©.