2016-09-26 14:58:00

Ndërroi jetë piktori i famshëm Gjelosh Gjokaj


Ndërroi jetë dje (25 shtator 2016) piktori i famshëm Gjelosh Gjokaj (1933 -2016, bir i madh i Malësisë, njëri nga personalitetet me te shquara në fushën e artit modern e të kulturës shqiptare. Gjelosh Gjokaj qe një piktor i jashtëzakonshëm bashkëkohor e dijetar enciklopedik, njeri bujar e zemërbardhë, me një dashuri të veçantë për vendlindjen e atdheun.

Me jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij monumentale, Gjelosh Gjokaj la pas mijëra vepra të jashtëzakonshme të artit modern, në pikturë e grafikë. Me piktorët tjerë të mëdhenj si Lin Delija e Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj përbënte një triptik të artit e të kulturës shqiptare jashtë vendit, në Evropë e në botë. Me Lin Delinë kishte një përkim më të madh shpirtëror, me Ibrahim Kodrën në pikturë.

Nga arkivi ynë shkëpusim një fragment të një interviste realizuar me Gjelosh Gjokaj në studio të Radio Vatikanit me rastin e një vizite të tij në redaksinë shqipe, në periudhën kur jetonte në Gjermani por mendonte të kthehej në vendlindjen e tij në Milesh të Malit të Zi...








All the contents on this site are copyrighted ©.