2016-09-22 18:41:00

Dyzetë të krishterë të mëdhenj, ndër ta edhe Nënë Tereza, sipas “Le Figaro”


Dyzetë personalitete të historisë së krishterimit – nga Agustini te Gjon Pali II, nga Françesku i Asizit te Nënë Tereza, duke kaluar nëpër Luterin, Injacin e Lojolës e Zhana d’Ark – janë përmbledhur në një botim të ri nga “Le Figaro Collections”.

Vëllimet, botuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese Les Presses de la Renaissance, propozojnë ngjarjet e këtyre dëshmitarëve të jashtëzakonshëm përmes biografive dhe një përzgjedhjeje nga shkrimet e tyre, të cilat, në një cd të bashkangjitur, janë lexuar nga zëri depërtues i aktorit francez Michael Lonsdale.

Interpretimi i fratit Luc në Njerëzit e Zotit (Xavier Beauvois, 2010) di të zbulojë e prezantojë shkëlqimin dhe aktualitetin e madhe të teksteve antike. Gjatë karrierës së tij, Lonsdale e ka vënë përherë talentin personal në shërbim të Zotit, duke marrë pjesë në projekte të shumta me qëllimin për të krijuar një bashkëpunim ndërmjet artit dhe fesë. Si president nderi i Diakonisë së bukurisë, më 19 shkurtin e kaluar ai ka shoqëruar me lexim ekzekutimin e Stabat mater të Pergolesi-t në Kishën e shën Luigjit të francezëve në Romë.








All the contents on this site are copyrighted ©.