2016-09-21 12:50:00

Papa: Kisha të jetë sakrament i mëshirës së Zotit në botë


“Kisha nuk mund të jetë tjetër, veçse sakrament i mëshirës së Zotit në botë, në çdo kohë e ndaj gjithë njerëzimit”. Kështu tha sot Papa Françesku në audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit. “Prandaj, çdo i krishterë është i thirrur të jetë dëshmitar i mëshirës e kjo ndodh në udhën drejt shenjtërimit”.

“Le të mendojmë për sa e sa shenjtorë të bamirësisë e të dashurisë së krishterë, që shndrisin historinë e Kishës – vijoi Ati i Shenjtë. Të gjithë u bënë të mëshirshëm, sepse e lanë Mëshirën Hyjnore t’ua mbushë zemrën. E bënë të dukshme dashurinë e Zotit, duke e derdhur mbi nevojat e shumta të njerëzimit të vuajtur. Në këtë lulëzim të formave të ndryshme të bamirësisë mund të ravijëzohen reflekset e fytyrës së mëshirshme të Krishtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.