2016-09-20 17:31:00

Asizi: Papa, viktimat e luftës kërkojnë paqe


Papa Françesku në Takimin ndërfetar të Asizit foli edhe për britmën e atyre që nuk kanë lindur e të atyre që janë të varfër. Është një britmë që kërkon jetën dhe paqen përmes lutjes, e është britmë e viktimave të luftës, por edhe britmë e fëmijëve, “të cilëve u është mbyllur rruga e dritës së kësaj bote”, e është edhe britmë e të varfërve. Për të gjithë këta Papa Françesku është lutur sot në Bazilikën e Shën Françeskut të Asizit.

Në fjalët e Jezusit ‘Kam etje’ ”mund të dëgjojmë zërin e atyre që vuajnë, britmën e fshehur të të vegjëlve të pafajshëm, të cilëve u është mohuar drita e kësaj bote, lutjen e thellë të të varfëve dhe të më nevojtarëve ndër nevojtarë për paqe. Lutën për paqe edhe viktimat e luftërave, të cilat i prishin popujt me urrejtje e tokën me armë”.

“Ne të krishterët jemi të ftuar të kundrojmë misterin e Dashurisë së padashur e ta mbushim botën me mëshirë e dhembshuri. Ta shndërrojmë indiferencën në shërbim të paqes e pajtimit”. Tha Papa në lutjen ekumenike të të krishterëve në Bazilikën e Shën Françeskut. 








All the contents on this site are copyrighted ©.