2016-09-16 19:34:00

Papa Françesku viziton dy struktura shëndetësore në kuadrin e “Të premteve të Mëshirës”


Sot pasdite, Papa Françesku vizitoi dy struktura shëndetësore në kuadrin e “Të premteve të Mëshirës”. Vetëm pak ditë nga kanonizimi i Nënë Terezës, e cila u shërbeu me përvuajtëri më të varfërve, Ati i Shenjtë deshi ta kujtojë misionaren shqiptare të dashurisë edhe përmes këtyre vizitave shumë kumptimplote.

        Ai shkoi në repartin e neonatologjisë dhe në urgjencën e Spitalit  të Shën Gjonit në Romë, ku këto ditë ndodhen të shtruar 12 fëmijë të sapolindur, me probleme të ndryshme. Pesë prej tyre janë rëndë.

         I pritur me habi nga personeli, që nuk e mendonte aspak se mund të takohej me Atin e Shenjtë, Papës iu desh të respektonte rregullat e të vinte maskën e veshjen e parashikuar për ata, që hyjnë në reparte të tilla. Papa u ndal para çdo inkubatori e përshëndeti prindërit e pranishëm, duke u dhënë guxim e ngushëllim.

         Më pas, Françesku shkoi në Shtëpinë për të Moshuar “Villa Speranza” (Vila e Shpresës), ku janë shtruar 30 pacientë, në prag të vdekjes. Ati i Shenjtë përshëndeti një e nga një të gjithë pacientët, të gjithë të mahnitur me vizitën e papritur, së bashku me të afërmit e me personelin. Rëndësia e jetës, që nga zënia e deri në vdekje, është një nga temat më të dashura për Papën Françesku, i cili me këto dy vizita deshi të dëshmojë këtë personalisht.








All the contents on this site are copyrighted ©.