2016-09-16 19:53:00

Ngushëllimi i Papës për vdekjen e Carlo Azeglio Ciampi


Papa Françesku shprehu ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit të Republikës Italiane, Carlo Azeglio Ciampi, i cili ndërroi jetë sot në Romë. Në një telegram për të shoqen, Franca Pilla, Papa pohon se Ciampi e ka kryer detyrën si burrë i vërtetë shteti. “Duke kujtuar miqësinë e sinqertë që e lidhte këtë njeri të shkëlqyer të institucioneve me Shën Gjon Palin II – përfundon – i lutem me zjarr Zotit që t’i japë shpirtit të tij paqen e amshuar. Me këto ndjenja, ju jap juve dhe të afërmve bekimin apostolik”.








All the contents on this site are copyrighted ©.