2016-09-16 19:43:00

Françesku: ëndërroj një humanizëm të ri evropian


“Të ndërtohen ura e të shemben muret e ndarjes”: kështu uron Papa Françesku në një mesazh për kreun e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, kardinalin Peter Erdë, me rastin e takimit të organizmit në Sarajevë, me temën e Veprave të Mëshirës trupore e shpirtërore.

         Papa i fton të gjithë besimtarët të ndihmojnë emigrantët, refugjatët, të burgosurit, të papunët, të sëmurët në korp e në shpirt. “Vazhdoj të ëndërroj një humanizëm të ri evropian – shkruan Ati i Shenjtë – të cilit i duhet kujtesa, guximi, utopia e shëndoshë e njerëzore. Në këtë udhë humanizimi, Evropa, djep i të drejtave dhe i qytetërimeve, është e thirrur jo aq të mbrojë hapësira, aq sa të jetë nënë, që lind procese, pra e frytshme, sepse respekton jetën dhe ofron shpresë jete”. Papa Françesku kërkon të gjenden udhë të reja për t’u garantuar atyre, që jetojnë e që vijnë në Evropë, integrimin, dialogun dhe rilindjen në një familje të vërtetë popujsh.








All the contents on this site are copyrighted ©.