2016-09-15 15:47:00

Irak: Apel i Patriarkut Sako: na ndihmoni të çminojmë Rrafshin e Ninives


Këtyre ditëve mediat evokojnë ‘parapërgatitjet për betejën e Mosul-it” e akoma edhe një herë, fillon të paraqitet nevoja e nisjes së një “projekti të madh humanitar” për të bërë që të rimëkëmben qyteti e mbarë rajoni, pas disfatës së paralajmëruar të xhihadistëve të ashtuquajturit Shtetit Islamik. Mirëpo “para se të arrihet rimëkëmbja e qyteteve tona të dashura të Rrafshit të Ninives”, duhet të tejkalojmë akoma edhe një vështirësi tjetër, që përfaqësohet nga një armik i egër, fshehur nën terren, nën tokë e nganjëherë edhe në sendet dhe objektet e përdorimit të përditshëm. “Sepse xhihadistët e Daesh-it, edhe kur tërhiqen, vazhdojnë të mbjellin vdekje me mina e me armë tjera shpërthyese”, të cila i mbjellin nëpër fusha e nëpër qytete, para se të ikin.

Ky është alarmi që bëri Patriarku kaldeas Luois Raphael I Sako në një apel të botuar pardje. Mundësia e rimëkëmbjes në zonat që u janë marrë xhihadistëve – lexohen në apelin e transmetuar nga agjencia Fides – fillon nga çminimi i terrenit.

Primati i Kishës kaldee rrëfen se ka kërkuar që në korrik nga Fraternite’ en Irak –organizatë franceze e impenjuar në mbështetjen e pakicave fetare irakene –të merr mbi vete detyrën e çminimit të dy fshatrave të para të Rrafshit të Ninives që janë çliruar nga Daesh. Vetë organizata është angazhuar për bonifikimin e katër fshatrave tjerë, të cilët para se të binin në dorë të ashtuquajturit Kalifat, kanë qenë banuar nga shumica e të krishterëve kurdë kakai (komunitet fetar që praktikon një kult sinkretist).

Vetëm çminimi që bëhet prej ekspertëve dhe shoqërive kompetente do të mund pastaj t’i jap fund azilit të refugjatëve që duan të kthehen në shtëpitë e tyre. “Është sigurisht kënaqësi të ndërtosh shkolla a klinika” pranon Patriarku, “por asgjë nuk mund të ndërtohet, nëse më parë nuk realizohet bonifikimi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.