2016-09-13 13:44:00

Papa vazhdon mbledhjen me Këshillin e 9 kardinajve për reformën e Kuries Romake


Dita e dytë e mbledhjes së Papës me Këshillin e 9 kardinajve, në Vatikan, që nisi dje e do të vazhdojë deri nesër. Në rendin e ditës, reforma e Kuries Romake, për çka Papa Françesku ka ndërhyrë me disa dokumente ‘motu proprio’, duke bashkuar dhe krijuar dikastere të reja të Vatikanit.

Papa Françesku ka themeluar Këshillin e Kardinajve para tre vjetësh, për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës dhe në reformën e Kuries Romake.

Takimet e mëparshme të Këshillin të 9 kardinajve janë mbajtur në ditët: 1-3 tetor dhe 3-5 dhjetor 2013; 17-19 shkurt, 27-30 prill, 1-4 korrik, 15-17 shtator e 9-11 dhjetor 2014; 9-11 shkurt; 13-15 mars, 8-10 qershor, 14-16 shtator e 10-12 dhjetor 2015; 8-9 shkurt, 11-13 prill e 6-8 qershor 2016.








All the contents on this site are copyrighted ©.