2016-09-13 12:25:00

Papa Françesku do të kremtojë meshën për atë Hamel e për bashkësinë e Rouenit


Nesër, Papa Françesku do të kremtojë meshën e mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës, me besimtarët e dioqezës së Rouenit e me familjarët e atë Jacques Hamel, priftit të vrarë nga terroristët në Francë, brenda në kishë, më 26 korrik të këtij viti. Në një notë të drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, sqarohet se besimtarët shoqërohen nga ipeshkvi, imzot Domunique Lebrun. Kremtimi për shpirtin e meshtarit të Saint-Etienne-du-Rouvray do të transmetohet drejtpërdrejt nga Qendra Televizive e Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.