2016-09-12 17:46:00

Përfundoi në Bose takimi mbi spiritualitetin ortodoks


Me përshëndetjen e eprorit të Manastirit të Bose-s, Enzo Bianchi-t, dhe përmbledhjen, në mbarim të punimeve, të Luigi d’Ayala Valva, më 10 shtator në Bose, përfundoi simpoziumi i 24-të ekumenik ndërkombëtar mbi spiritualitetin ortodoks.

Në ligjëratat e shumta të këtij takimi, u trajtua tema e martirizimit dhe e bashkimit ndërmjet Kishave të krishtera..

Është “ekumenizmi i gjakut ai që shmang çdo kundërshti dhe përforcon udhën drejt bashkimit”. Kjo është “udha e privilegjuar” e dialogut ndërmjet Kishave të krishtera, pohoi Papa Françesku në një telegram dërguar pjesëmarrësve të Simpoziumit 24-të ekumenik ndërkombëtar mbi spiritualitetin ortodoks, me temën “Martizimi e bashkimi”, mbajtur pranë Manastirit të Bose-s në Itali.

Në mesazhin, me firmën e kardinalit sekretar të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, Papa Françesku bekon pjesëmarrësit e takimit me urimin që “ditët e studimit e të reflektimit të jenë – thotë – rast i volitshëm për një takim vëllazëror, për një shkëmbim dhe dëgjim të përbashkët të sinqertë të Fjalës së Zotit, si dhe për një njohje sa më thellë të traditave shpirtërore të kishave Ortodokse”.

Figura e martirit – u nënvizua në përfundim të simpoziumit – na fton të “dalim nga vetvetja” dhe të mposhtim egocentrizmin, që është “vatra e të gjitha herezive”, tha kryepeshkopi ortodoks i Shqipërisë Anatas.

Në tetor komiteti shkencor do t’i botojë aktet e këtij simpoziumi, ndërsa posa janë botuar aktet e takimit të mëparshëm, mbajtur gjithnjë në Bose, vitin e kaluar, mbi temën ‘Mëshira e falja’, përgatitur nga Luigi d’Ayala Valva.








All the contents on this site are copyrighted ©.