2016-09-12 13:16:00

Kosovë: Të mësojnë më shumë për vlerat Tereziane


Institucionet e Kosovës dhe Kisha katolike krenarë me Shën Nënë Terezën – Ganxhe Bojaxhiun e vlerat që ajo mishëroi dhe dëshmoi me jetë e vepra. Shën Nënë Tereza nuk i takon vetëm fesë katolike, ajo na takon te gjithëve, jo vetëm shqiptarëve por gjithë njerëzimit, tha ministri Arsimit, Arsim Bajrami. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Kosova falënderon Zotin për Shenjtërimin e Nënë Terezës

Kombi ynë tashmë është i bekuar nga vet Zoti!. Na dhuroi Shën Nënë Terezën, këtë dhuratë Hyjnore. Kosova falënderon Zotin për këtë dhuratë të paçmuar Shenjte!!! Emocionet e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku vazhduan të përjetohen me gëzim dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë këtyre ditëve nëpër qendrat e Kosovës, përfshirë edhe shkollat parauneversitare në vend, të cilat orën e parë të mësimit në këtë fillim vit shkollor ia kushtuan të Shenjtës Nënë Terezë.

Me ketë veprim, a mos po prishet lajciteti i shkollave tona ishte një pyetje drejtuar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. “Shën Nënë Tereza nuk i takon vetëm fesë katolike, ajo na takon te gjithëve, jo vetëm shqiptarëve por gjithë njerëzimit. Vepra dhe nami i saj tashme i përkasin globit”, u përgjigj ministri duke shtuar se fëmijët tanë duhet të mësojnë më shumë për Vlerat Tereziane!!!. Ndërsa disa mësues kërkuan që në librat shkollor të ketë tekste më shumë që pasqyrojnë veprën, jetvn dhe shembullin e Shën Nënë Terezës.

Ndërkaq, kulmi i përjetimit shpirtëror ishte tv shtunën në Kishën Katedrale “Nënë Tereza” në Prishtinë ku tashmë i gjithë populli e ka të Shenjtën e vet, pajtoren ndërmjetësue tek Zoti, Shën Nënë Terezën. Për kete meshe solemne, katedralja u mbushe plot e perplot me besimtare e njereze vullnetmire nga Kosova, Shqiperia e Mali Zi, perfshire seminariste, motra, numer te madh meshtaresh e komunitete tjera fetare e nderkombetare. Gezimit te kesaj te kremteje iu bashkuan edhe familja e ish presidentit Rugova dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa me bashkepunetoret e tij.

Kori i kishes me kenget e bukura, e beri kete dite  me madheshtore, me atmosfere te papershkrueshme. Ishte gezim i dyfishte  edhe per faktin se ne kete dite te mrekullueshme u shuguruan meshtare te rinj dy bije te Kosoves, Daniel Markprekaj dhe Meriton Dedaj, te cilet me 4 shtator Zoti i pat shperblyer edhe me nje tjeter dhurate shenjte, ata duke ndihmuar, qendruan perkrah Papa Franceskut gjate Shenjterimit te Nene Terezes.

Meshen e Falenderimit dhe ritin e shugurimit e celebroi Shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji. Ai gjate predikimit duke folur per madheshtine e Shen Nene Terezes, tha se populli shqiptar nuk ka dhurate me te madhe se Nenen Tereze, e cila ter jeten e sakrifikoi per njerezimin. “Nderimi yne per Nene Terezen eshte i shumfishte, eshte nderim qytetar e shoqeror, i te gjithe njerezve vullnetmire ne Kosove, e ne te gjitha trojet tona shqipare e ne bote.

Kisha dhe besimtaret e saj nuk krenohen me faktin se politika, mediet, kultura e populli po e nderojne nje murgeshe katolike. Por, ne gezohemi dhe falenderojme Zotin sepse e shohim se bota ka ende vullnet per te vleresuar vepren e mire te njerezve brenda shoqerise”, tha ipeshkvi duke shtuar se nderimi i institucioneve dhe njerezve tane na gezojne, ngase jane deshmi se populli yne ka nje zemer e cila di ta dalloj te miren brenda vetes dhe te perkulet para saj, sepse Shen Tereza eshte burim i pashterrshem i frymezimit te gjithe njerezve vullnetmire, pa dallim race e feje dhe po ta ndjekim shembullin e saj do te ndjehemi me njerezor, me te mire e me paqedashes.   

Me pas Imzot Dode Gjergji dhe meshtare te tjere sipas rregullave kishtare kryen ritin e shugurimit te dy meshtareve te rinj, te cilet duke e jetesuar Ungjillin do te jene ne sherbim te Zotit, kishes dhe popullit.

Akti i shugurimit u percoll ne heshtje te plote, me devotshmeri nga te pranishmit, e sidomos te emocionuar ishin familjaret dhe te afermit e meshtareve te rinj, tashme don Daniel Markprekaj dhe don Meriton Dedaj. Prinderit e tyre, Ndoke  e Dila Markprekaj dhe Ndue e Prena Dedaj, me lot gezimi u shprehen te lumtur per shugurimin e djemve te tyre qe siq me thane  Zoti ka dashte dhe i ka thirre te behen meshtare, e ne na mbeten t, ju deshirojme shendet dhe mbaresi ne misionin e tyre te shenjte. Njekohesisht ata falenderuan Zotin qe siq thane e kane mberri qe ta perjetojne edhe Shenjterimin e Nene Terezes!.








All the contents on this site are copyrighted ©.