2016-09-09 00:00:00

Shenjtorët e javës 11 -18 shtator


E diel 11 shtator, Kisha katolike kremton të Dielën e 24-të gjatë vitit liturgjik. Gjithnjë më 11 shtator, kalendari përkujton shën Protin e Jacintin, martirë.

Ungjilli i kësaj së diele, përmes shëmbëlltyrës së babait të mëshirshëm, na kujton se Zoti na do me një dashuri të pamasë e falas. Ne na kërkohet t’i përgjigjemi kësaj dashurie të pakufishme, duke dëshmuar nga ana jonë fytyrën e mëshirshme dhe aftësinë për t’i falur vëllezërit që gabojnë.

Të hënën më 12 shtator, kalendari kishtar përkujton Emrine Shenjtërueshëm të Marisë. Ky përkujtim na sjell ndër mend dashurinë e patregueshme të Nënës së Hyjit për Birin e saj të shenjtë. Figura e Nënës së Shëlbuesit u paraqitet besimtarëve, që ta thërrasin në ndihmë e ta imitojnë.

Të martën më 13 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Gojartin apo Krizostomin, ipeshkëv e doktor i Kishës. Shën Gjon Gojarti.

Të mërkurën më 14 shtator, Kisha kremton festën e Naltimit të Kryqit të Shenjtë të Jezu Krishtit, siç njihet tek popullit shqiptar, festa e Shëna Kryqit.  Festa e Naltimit të Kryqit të Shenjtë kremton një fakt historik të epokës së perandorit Kostandinit e nënës së tij Helenës, kur qe zbuluar mbi Golgotë në Jerusalemi Kryqi, mjeti i vdekjes së Krishtit. Ky Kryq i Krishti gjendet në Bazilikën e Jerusalemit.  I lartuar mbi drurin e Kryqit, Biri i Zotit, Jezus Krishti Shpëtimtar, shëlbon gjithësinë dhe personat. Çdo herë që bëjmë shenjën e kryqit, ne rrëfejmë se prej Krishtit na është dhënë të gjithëve jeta e amshuar. Je ti, o Zot, shpëtimi jonë.

Të enjten më 15 shtator, kalendari përkujton festën e të Zojës së Dhimbshme. Përkujtimi i Zojës së bekuar të Dhimbshme na thërret të përjetojmë çastin vendimtar të historisë së shëlbimit dhe ta nderojmë Nënën qiellore, e cila u bashkua me mundimet e të Birit, pranë të cilit ndenji besnikërisht në orën e kryqit. Amësia e saj u bë, në Kalvar, amësi universale. Ky përkujtim me zanafillë devocionale hyri në kalendarin romak me vendim të Papës Piu VII (1814).  Në dhimbje, më ndihmo, o Zot. Martire megjithëse pa vdekur, është Maria Virgjër nën kryqin e të Birit Jezus. Nga shkatërrimi e dhimbja do të vijë ngjallja; në vend të Birit të humbur, do të ketë një mori të madhe besimtarësh në Krishtin.

Të premten më 16 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Kornelin papë e Çiprianin ipeshkëv, martirë, Eufeminë martire e Vitorin, papë.

Të shtunën më 17 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Robert Belarminin.

Të dielën e ardhshme më 18 shtator, Kisha katolike dp të kremtojë të Dielën e 25-të gjatë vitit, e gjithnjë më 18 shtator, kalendari përkujton edhe shën Jozefin nga Kopertino, shën Arianën. Këtë të diele kremtohet Jubileu i Katekistëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.