2016-09-06 15:01:00

Papa pret Mariella Enoc. Spitali “Bambin Gesù”, vepër mëshire


Papa Françesku priti sot në Shtëpinë e Shën Martës, kryetaren e Këshillit Administrativ të Spitalit Pediatrik “Bambin Gesù”, Mariella Enoc. Më pas ajo vizitoi Dispancerinë pediatrike të Shën Martës në Vatikan, së cilës i dhuroi një ekograf. Në bisedën me Atin e Shenjtë, u fol për projektet e spitalit, që e drejtojnë atë gjithnjë e më shumë kah veprat e mëshirës. Sidomos, Papa premtoi një ndihmë personale, ekonomike, për spitalin pediatrik të Banguit në Republikën e Afrikës Qendrore, ku “Bambin Gesù” po merret me formimin e mjekëve, me shkollën e specializimit në pediatri dhe me ndërtimin e pavioneve, që aktualisht ndodhen në tenda.








All the contents on this site are copyrighted ©.