2016-09-06 15:18:00

Papa Françesku bekon shtegtarët e rinj me biçikleta


Një takim jashtë programit, siç e ka zakon Papa. me 6 shtator paradite, në orën 10.00, Papa Françesku doli nga Shën Marta  për të bekuar, në sheshin para Shtëpisë, një grup të rinjsh nga Milano, që po shtegtojnë me biçikleta. Në mikrofonin tonë, don Andrea, meshtari, që i shoqëron:

Përgjigje: - Jemi dy famulli: Canegrate dhe San Giorgio su Legnano, në provincën e Milanos, dioqeza e Milanos. Erdhëm në Romë me biçikleta, e me pishtarë, me rastin e Jubileut. Na bekoi vetë Papa Françesku e tani po marrim tejet të kënaqur, rrugën e kthimit.

Pyetje: - Çast i madh e i papritur për këta të rinj, kur panë, papritmas, pranë tyre, vetë Papën Françesku…

Përgjigje: - Në se duhet të falënderojnë ndokënd për këtë takim kaq të pritur, e njëkohësisht – të papritur,  ai është kardinali Rodriguez Maradiaga, prej vitesh mik i famullive tona. Ai na e bëri këtë dhuratë.

Pyetje: - Me ç’shpirt po e vijoni këtë shtegtim me pishtarë, pasi ju bekoi vetë Papa?

Përgjigje: - Me shpirtin e Zotit, që edhe duke u takuar me Papën, të rinon; ashtu si në DBR-në, edhe në këtë takim të shkurtër.








All the contents on this site are copyrighted ©.