

Shumë nga shqiptarët e pranishëm sot në Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës, janë nga ata, që e kanë shoqëruar vetë shenjten nëpër rrugët e Shqipërisë, kur ajo erdhi bashkë me motrat e veta, pas rënies së komunizmit. E vizitoi pesë herë atë vend, i cili ndryshe nga trevat e tjera shqiptare, ia kishte mbyllur derën gjatë komunizmit, për ta lënë jashtë Engjëllin e të varfërve, sepse s’mund të hynte engjëll pas Perdes së Hekurt djallëzore. Por sot, ndërsa Papa Françesku shqiptonte Formulën e Shenjtërimit të misionares shqiptare të dashurisë, Nënë Terezës, ata shqiptarë dhe të tjerë të ardhur nga mbarë bota, galdonin e falenderonin Zotin në shesh për këtë dhuratë të madhe, jo vetëm për ta, siç theksuan shpesh në mikrofonin tonë, por për gjithë botën. T’i dëgjojmë disa prej tyre….
| All the contents on this site are copyrighted ©. |